Home Skedari Tri gola, por pa festë: Shkëndija dhe Vardari ndanë pikët në Gostivar

Tri gola, por pa festë: Shkëndija dhe Vardari ndanë pikët në Gostivar

Në një ndeshje ku rrjetat u tundën tri herë, por tabela e rezultateve nuk ndryshoi asnjëherë, VAR-i ishte protagonisti kryesor i derbit të Gostivarit.

A+A-
Fshije

Tri herë u tundën rrjetat, tri herë nisi festa dhe tri herë gjithçka u anulua. Derbi ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit, i zhvilluar sot në Gostivar, prodhoi plot emocione, por asnjë gol të vlefshëm. Pas 90 minutash dhe ndërhyrjeve të VAR-it, rezultati mbeti 0:0.
Shkëndija e nisi ndeshjen me synimin për ta shfrytëzuar përparësinë e fushës vendase dhe për të marrë tri pikët përballë një rivali të drejtpërdrejtë në garën për kreun e tabelës. Tetovarët arritën ta gjenin rrugën drejt rrjetës në pjesën e parë, por goli i Ndzengues në minutën e 30-të nuk u pranua pas verifikimit me VAR. Lojtari ishte në pozitë jashtë loje.

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Në pjesën e dytë, Shkëndija kërkoi sërish golin e epërsisë, por Vardari qëndroi në lojë dhe e ruajti mundësinë për ta marrë një pikë. Dhe pikërisht në fund, kur ndeshja dukej se po mbyllej pa gola, skuadra shkupjane arriti ta tundte rrjetën dy herë.

Megjithatë, asnjëra festë nuk zgjati. Golat e Danеvit në minutën e 89-të dhe të Spahiut në minutat shtesë u anuluan pas ndërhyrjes së VAR-it. Në të dyja aksionet u konstatua pozitë jashtë loje.

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Kështu, derbi përfundoi 0:0, me tri gola të anuluar dhe nga një pikë për secilën skuadër. Sipas Federatës së Futbollit të RMV-së, të tria vendimet e VAR-it ishin të sakta dhe në përputhje me rregullat e lojës.

Barazimi e mban Shkëndijën në krye të tabelës me 24 pikë, përpara Strugës me 23 dhe Vardarit me 21 pikë. Për tetovarët, pikët e lëna në Gostivar janë një mundësi e humbur për t’u shkëputur nga ndjekësit, ndërsa Vardari largohet me një pikë nga një derbi që mund ta kishte fituar në minutat e fundit.

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (T) kund. Vardari: 0-0. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Në një ndeshje ku rrjetat u tundën tri herë, por tabela e rezultateve nuk ndryshoi asnjëherë, VAR-i ishte protagonisti kryesor i derbit të Gostivarit./LSh