KONCEPTI I PORTALIT
Forma dhe identiteti
- Emërtimi
Emri i portalit është “horizont”. Adresa elektronike e portalit është: www.horizont.news. - Identiteti vizual
Identiteti vizual i portalit përfshin logon, e cila përbëhet nga emri i stilizuar “horizont”. - Ngjyrat identifikuese
Ngjyrat identifikuese të portalit janë e purpurta dhe portokallia. E purpurta ka këto parametra: #35106F, RGB: 53, 16, 111. Portollakia: #F26A21, RGB: 242, 106, 33 - Tipografia
Për titujt përdoret fonti “EB Garamond”, ndërsa për hyrjet dhe tekstet kryesore përdoret fonti “Commissioner”. - Rubrikat
Portali organizohet në rubrikat: “Froni”, “Gjindja”, “Muza” dhe “Skedar”. - Emërtimet e formateve publicistike
Intervista publikohet nën emërtimin “Kuvendim”, kolumna nën emërtimin “Me pak fjalë”, portreti nën emërtimin “Ajo – Ai”, reportazhi nën emërtimin “Nga afër”, artikulli hulumtues në emërtimin “Nën thjerrëz” dhe lajmi – “Zë”.
Vija editoriale
- “horizont” është një medie elektronike, një portal që synon të pasurojë opinionin publik shqiptar përmes kontributeve publicistike në tema që lidhen me shoqërinë, politikën, artin dhe fusha të tjera të jetës publike.
- “horizont” promovon vlerat më të mira kulturore dhe humane shqiptare e botërore, si dhe nxit mendimin kritik, dialogun dhe debatin publik.
- Portali angazhohet për një gazetari dhe publicistikë të pavarur dhe me standarde të mirëfillta profesionale e etike.
- “horizont” i drejtohet opinionit shqiptar në hapësirën shqipfolëse në Ballkan dhe në diasporë, duke synuar të krijojë një hapësirë të hapur për informim, mendim dhe debat.
- Gjuha e “horizont” është shqipja standarde.
- Portali kujdeset për pasurinë dhe pastërtinë e gjuhës së përdorur.
- “horizont” është i pavarur dhe politikisht i paanshëm. Portali ruan largësi të barabartë nga aktorët politikë, partitë dhe grupet e tjera të interesit.
- “horizont” është një iniciativë vullnetare, e mbështetur nga njerëz që e kanë pasion gazetarinë, informimin dhe pasurimin e opinionit publik.
- Portali është i hapur ndaj reklamave nga subjekte ekonomike dhe shoqërore, për sa kohë ato nuk bien ndesh me parimet dhe konceptin redaksional të “horizont”.
- “horizont” është i hapur ndaj kontributeve publicistike nga autorë të jashtëm, për sa kohë ato janë në përputhje me parimet profesionale, etike dhe redaksionale të portalit.
Udhëzimet redaksionale
- Artikujt e “horizont” përbëhen nga titulli, hyrja dhe teksti kryesor, sipas natyrës dhe formatit të materialit.
- Kolumna ka një gjatësi prej 3 000 deri në 5 000 karakteresh, duke përfshirë hapësirat.
- Reportazhi ka një gjatësi prej 4 000 deri në 8 000 karakteresh, duke përfshirë hapësirat.
- Portreti ka një gjatësi prej 4 000 deri në 6 000 karakteresh, duke përfshirë hapësirat.
- Lajmi ka një gjatësi prej 1 000 deri në 2 000 karakteresh, duke përfshirë hapësirat.
- Intervista ka një gjatësi prej 3 000 deri në 8 000 karakteresh, duke përfshirë hapësirat.
- Redaksia rezervon të drejtën të redaktojë materialet e dërguara për botim, si dhe të përshtatë titullin, hyrjen, strukturën dhe tekstin, pa cenuar përmbajtjen dhe qëllimin e autorit.
- Tekstet, fotografitë dhe materialet e tjera të dërguara për botim nuk kthehen.
- Materialet e botuara që nuk pasqyrojnë qëndrimin e redaksisë identifikohen qartë si qëndrime ose kontribute të autorëve përkatës.
- Redaksia rezervon të drejtën të refuzojë botimin e një materiali nëse ai nuk i plotëson kushtet formale dhe përmbajtësore të gazetarisë dhe publicistikës, ose nëse bie ndesh me parimet dhe vijën redaksionale të “horizont”.