donjëherë mendoj se jam rritur me rrëfime shumë përpara se t’i përjetoja ato në hapësirat ku kishin ndodhur. Jam e rrethuar nga hapësira që mbartin kujtime, të cilat nuk i kam jetuar vetë, cepa që, pa ndonjë arsye, përçojnë emocione të rënduara. Disa nga këto vende i njoh vetëm përmes zërit të nënës sime, mënyrës se si tingëllonte ajo kur fliste për to, ndërsa të tjerat përmes heshtjeve dhe përmbajtjes së saj, rrëfime që ndoshta ishin tepër të gjata për t’u treguar, apo thjesht nuk ishin barrë e imja për ta mbajtur.
Pastaj janë vendet që i njoh vetëm përmes nostalgjisë sime: kënde lojërash të ndërtuara gjatë tranzicionit, qendra tregtare që përpiqeshin të na mësonin se si duhej të përjetohej moderniteti, lagje të reja që u ngritën aty ku dikur ndodheshin të vjetrat dhe ndërtesa të braktisura, historinë e të cilave nuk ma rrëfeu askush. Kujtimet e fëmijërisë sime u ndërtuan mbi kujtime që nuk i trashëgova drejtpërdrejt, por që pavarësisht kësaj, i përjetova.
Vetëm vite më vonë fillova t’ia bëj vetes pyetjen: si kujtimet e brezave të mëparshëm formësojnë atë që sot e përjetojmë si të njohur, të sigurt apo kuptimplote në hapësirat tona publike?
Kosova e nënës sime karakterizohet nga frika dhe mbijetesa. Kur ajo rikujton rrëfimet e luftës, nuk janë kurrë narrativa heroike; janë kujtime të lidhura me vende konkrete.
Në Ferizaj, kujtimet e nënës ringjallen sa herë që vizitojmë shtëpinë e dajës tim. Gjatë luftës, nëna më tregonte se si rruga përpara shtëpisë “nuk ishte kurrë e zbrazët”. Sa herë që dilte jashtë, shihte familje duke lënë shtëpitë e tyre, duke bartur çkado që mundnin. Kishte raste kur edhe ajo ishte në mesin e tyre, duke u përpjekur të largohej. Në çdo përpjekje, ajo ndalej në të njëjtin vend nga forcat ushtarake serbe.
I njëjti vend sot për mua është krejt i zakonshëm dhe e vetmja gjë që ma kujton është rrjeti i marketeve që tani e zë atë hapësirë.
Pranë qendrës së qytetit të Ferizajt, nëna kujton një vend tjetër që gjatë luftës njihej si “te komuna”. Ky vend u bë një nga hapësirat e pakta ku shqiptarët mund të mblidheshin në vitet e ’90-a, kur një pjesë e madhe e qendrës së Ferizajt ishte e pushtuar nga forcat serbe. Në atë kohë, tregon nëna, “të gjithë mblidheshim aty, nxënës të shkollave të mesme, njerëz, gjithë së bashku. Qëndronim aty me orë të tëra dhe vendi mbushej nga turma njerëzish. Sot, ajo energji është zhdukur plotësisht”.
Pavarësisht faktit që nuk e përjetova luftën dhe nuk u rindërtova nga rrënojat e saj, teksa rritesha, e kuptova se kujtimet dhe rrëfimet e saj kishin formësuar rrugët nëpër të cilat ecja.
Ky vend u bë një nga hapësirat e pakta ku shqiptarët mund të mblidheshin në vitet e ’90-a, kur një pjesë e madhe e qendrës së Ferizajt ishte e pushtuar nga forcat serbe. Në atë kohë, tregon nëna, “të gjithë mblidheshim aty, nxënës të shkollave të mesme, njerëz, gjithë së bashku. Qëndronim aty me orë të tëra dhe vendi mbushej nga turma njerëzish. Sot, ajo energji është zhdukur plotësisht”.

Ky vend u bë një nga hapësirat e pakta ku shqiptarët mund të mblidheshin në vitet e ’90-a, kur një pjesë e madhe e qendrës së Ferizajt ishte e pushtuar nga forcat serbe. Në atë kohë, tregon nëna, “të gjithë mblidheshim aty, nxënës të shkollave të mesme, njerëz, gjithë së bashku. Qëndronim aty me orë të tëra dhe vendi mbushej nga turma njerëzish. Sot, ajo energji është zhdukur plotësisht”.