Home Skedar Fëmijët e parë të familjes janë më të suksesshëmse të dytët a të tretët

Fëmijët e parë të familjes janë më të suksesshëmse të dytët a të tretët

A+A-
Fshije

Një studim i ri pohon që fëmijët e parë në familje janë më të zgjuar se ata që lindin më pas. Madje të parët arrijnë suksese më të larta në arsim dhe sjellin më tepër lek në shtëpi. Megjithëse paragjykimet i konsiderojnë fëmijët e parë si më përgjegjës, ndërsa të dytët si më xanxarë, prapëseprapë studimet nuk kanë gjetur ndonjë lidhje ndërmjet lindjes dhe tipit të personalitetit. Gazeta The Economist ka botuar një hulumtim të ri i cili ka arritur në përfundimin që në këtë çështje, sëmundjet mund të kenë rol përcaktues.

Ky dallim në suksesin e fëmijëve në familje është hulumtuar që moti. Një hulumtim i kryer në Norvegji më 2025 thekson që më të vegjlit e braktisin më herët nga procesi arsimor, por edhe fitojnë më pak, ndërsa vajzat në shtëpi mund të mbeten shtatzëna që në moshë të re. Një hulumtim i ri i kryer në Amerikë, Kinë e Danimarkë ofron disa sqarime plotësuese. Sipas studiuesve, fëmijët sëmuren shpesh, sidomos kur janë në moshën e re. Të dhënat administrative të Danimarkës tregojnë që më të vegjlit e familjes sëmuren dy-tri herë më tepër sesa më të rriturit.

Me sa duket sëmundjet kanë ndikim më afatgjatë dhe se mund të pengojnë zhvillimin e trurit sepse energjia përqendrohet në luftimin e sëmundjeve. Studiuesit kanë përcaktuar një lidhje ndërmjet ekspozimit ndaj sëmundjeve dhe rrogave të ulëta në moshën madhore. Ka edhe studime të tjera të cilat kanë arritur në përfundimin që ethet dhe sëmundjet e frymëmarrjes gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në zhvillimin trunor të fetusit.

Një shkak tjetër i suksesit më të lartë të fëmijëve të parë arsyetohet edhe me kujdesin prindërorë. Përderisa më të vegjlit ankohen, më të rriturit tërheqin vëmendjen. Të dhënat amerikane tregojnë që fëmijët e parë përfitojnë më tepër kohë cilësore, edhe pse prindërit mundohen t’u kushtojnë vëmendje të njëjtë të gjithë fëmijëve që kanë. Mirëpo fëmijët e tjerë kërkojnë më tepër kujdes, ndërsa të parët tashmë e kanë siguruar këtë sepse nuk ishin të dytët aty dhe e tërë përkujdesja u kushtohej atyre. Si pasojë, fëmijët e parë kanë përfituar më tepër në periudhën e fëmijërisë së hershme, krahasuar me fëmijët e tjerë pasues.

Një përfundim të ngjashëm sjell edhe hulumtimi i botuar në gazetën The Telegraph. Kjo ndodh sepse fëmijët më të rritur sikur kanë koeficient më të lartë të inteligjencës sesa më të vegjlit. Mirëpo fëmijët në familje mund të përfitojnë nga njëri-tjetri. Kështu deklaron Ema Zangu (Emma Zang), akademikja e Universitetit të Jelit (Yale). Sipas saj, hulumtimet kanë dëshmuar që, nëse ke një vëlla a motër më të madhe, e që janë të suksesshëm, ata mund të kenë ndikim pozitiv te vëllezërit apo motrat më të vogla për nga mosha, sidomos nëse janë të gjinisë së njëjtë. Por ka edhe raste të tjera. Zangu i referohet një hulumtimi kinez sipas të cilit, motrat kanë ndikim ndaj vëllezërve më të vegjël nëpërmjet kujdesit që tregojnë ndaj tyre. Një çështje tjetër që ndikon në këtë sukses të fëmijëve paraqitet edhe pasuria. Familjet më të kamura kanë më tepër burime dhe kohë për të ndikuar dhe ndihmuar rrugën që do të ndjekin fëmijët e tyre. Dhe e kundërta, familje e skamura kanë më pak kohë, ndërsa edhe fëmijët japin dorën e tyre në mirëqenien e familjes. E njëjta vlen edhe për rastet kur në familje ka vetëm një fëmijë.