111
Hulumtimet e reja për luftimin e kancerit të gjirit nëpërmjet kimioterapisë kanë ofruar rezultate premtuese të cilat mund të ndryshojnë protokollet e trajtimit të këtij kanceri. Si një nga sëmundjet më të përhapura, në fillim hiqet tumori, pastaj vjen kimioterapia e cila ka efekte anësore, si: rënia e flokëve, të skuqura, të përziera, pagjumësi dhe lodhje. Pacientët përjetojnë sfilitje fizike e emocionale.
“The Guardian” raportoi se testi gjenomik i zhvilluar prej shkenctarëve mund të përcaktojë se cilit pacient i duhet kimioterapi, e cilit jo. Rezultatet e studimit, të cilat do të prezantohen në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane për Onkologji Klinike në Çikago, sugjerojnë që kimioterapia mund të shmanget pa shtuar rrezikun e rikthimit të kancerit.
Më tepër se katër mijë pacientë nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Australia, Zelanda e Re dhe Tailanda janë përfshirë në testimet e bëra nga Kolegji Universitar i Londrës. Sipas analizave, pacientë me rezultat të dobët gjenomik mund të trajtohen vetëm me terapi hormonale. Sipas Rob Stejnit, përgjegjësit të testimeve, trajtimi me kimioterapi mund të shmanget.
“Këto rezultate shënojnë hapin e rëndësishëm dhe domethënës drejt trajtimit më të presonalizuar. Kjo për pacientët do të thotë se shumë prej tyre mund të shmangin ngarkesën fizike dhe emocionale nga kimioterapia dhe efektet e mundshme afatgjata”, thekson Stejni.
Gjatë zbatimit të këtij hulumtimi shkencor, pacientët janë ndarë në dy grupe. I pari është tratuar sipas metodës standarde, pra me kimioterapi dhe terapi hormonale. I dyti është trajtuar vetëm sipas testimit gjenomik. Pacientët me rezultate të larta janë trajtuar me kimioterapi dhe terapi hormonale, ndërsa ata me rezultate të ulëta, janë trajtuar vetëm me terapi hormonale, ndërsa radioterapia dhe të tjerat u janë dhënë të dyja grupeve. Rezultatet e shërimit janë të ngjashme për të dyja mënyrat e trajtimit. / lsh
Testimi gjenomik ndryshon trajtimin e kancerit të gjirit
Një studim i ri mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të kancerit të gjirit. Testimi gjenomik mund të tregojë se cilët pacientë kanë nevojë për kimioterapi dhe cilët mund ta shmangin atë, duke reduktuar efektet anësore.
A+A-
Fshije