Home Skedari Shkëndijat tona barazuan në Shkup

Shkëndijat tona barazuan në Shkup

Në përgjithësi, shkëndijat tona treguan lojë të barabartë, duke shënuar nga një gol, pra pikat u ndanë.

A+A-
Fshije

Hoara e vjeshtës shoqërohet me të reshura shiu, ndërkaq futbollistëve ua vështirëson lojën sepse fusha e blertë shndërrohet në llucë. Mirëpo kjo nuk e pengoi Shkëndijën e Haraçinës që të mirëpresë Shkëndijën e Tetovës në Shkup. Që të dy ekipet po vuajnë mungesën e një logu për të luajtur futboll në bashkitë përkatëse sepse stadiumet e të dyjave janë në ndërtim e sipër. Për këtë arsye, të dy ekipet janë vazhdimisht në udhëtim.

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

E megjithatë, të dy ekipet nuk ishin të vetme në përballje. Luzmë tifozësh ia kishin mësy stadiumit të Çairit në Shkup, Çlirimtarët e Ballistët, përballë njëri-tjetrit në përkrahje të shkëndijave të tyre. Hijeshinë e brohoritjeve të tyre e shëmtonte prania e “specijallcave”, të cilët ishin ftuar për të mbajtur rendin. Shamatat e herëpashershme të tifozëve detyrojnë institucionet që të respektojnë protokollet përkatëse për ndeshtrasha të këtilla.

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Në përgjithësi, shkëndijat tona treguan lojë të barabartë, duke shënuar nga një gol, pra pikat u ndanë. Ekipi tetovar shënoi në minutën e 30-të nga pika e bardhë. Krasniqi u tregua i saktë në penallti. Dielli që shkëlqeu në pjesën e dytë të lojës u shkaktoi paksa telashe fotoreporterëve, të cilët duhej të ripërcaktonin parametrat e fotoaparateve, kurse Shkëndijës së Haraçinës ia shtoi vullnetin. Ata u këndellën dhe Simonovski shënoi në minutën e 77-të.

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Shkëndija (H) kund. Shkëndija (T): 1-1. (Foto: Lirim Shala / Horizont)

Tetovarët arritën të tundin rrjetën e haraçinasve edhe një herë, por goli nuk u pranua sepse VAR konfirmoi që golashënuesi ishte në pozitë jashtë loje. Shkëndija e Tetovës vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, ndërsa ajo e Haraçinës renditet në vendin e pestë me 14 pikë. Kuqezinjtë e Tetovës janë pretendentë për të fituar kampionatin e sivjetëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. / lsh